Heroinës
të godasin
ti qëndron, palëkunjur
të përgojojnë
ti s’bëzan
të çnjerëzojnë
ti reziston
ti e përbuzura
e përunjtura
e nëperkëmbura
qëndrove
ende qëndron
dhe atëherë
dhe përherë
sepse
ti je grua
je nënë
që krijove botën
që ti synon ta rrënosh
ti grua
ti heroinë
që dhurove jetë
luftove
ushqeve
fale
e mëshirove
ti grua, ti nënë
ti heroinë
Manhattan, New York
...
Friday 19th July 2019 7:43 pm
Ti, Dhunuesi
ti më vrave
më dhunove
më njerëzove
ma more dinjitetin ti
më të shtrejtën që kisha
ti egërsirë
ti monstër
ti vrasës
por unë ende jetoj
këtu jam
e fortë
e paepur
krenare
ballëhapur i qëndroj stuhisë
dhe dallgëve të jetës
sepse nuk ta kam frikën më
ky është vendi im
atij i takoj
i përbetohem
dhe i përulem
përjetësisht
Friday 19th July 2019 7:37 pm
Bacit Fil
sepse ti e deshe atdheun njimend
pa hile
pa interes
pa i kërkuar gjë në këmbim
a si shpërblim
dhe gjithçka që kishe
diturinë
pasurinë
djersën e fundit
flijove gruan, fëmijtë, familjen
ti dhe veten
dhe jetën
për Kosovën
për lirinë
ti e deshe Kosovën pa hile
një zë më tha
ai nuk jeton më
ka ikuar në përjetësi
si ka mundësi i thashë
të jetë tretur kështu
pa gjurmë
pa shenjë
...
Friday 19th July 2019 7:33 pm
Recent Comments
Uilleam Ó Ceallaigh on August 2025 Collage Poem: A Cut Above
4 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on Sonnet: Imigh Hotovely, Imigh Smál Damnaithe! Imigh is Póg mo Thóin! [Out Hotovely, Out Damned Spot! Out and Kiss my Arse!]
8 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on Fallen Leaf
17 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on Spinocracy – The Art of the Fall*
22 minutes ago
Yanma Hidayah on The heart that waited
24 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on I SUPPORT GENOCIDE ACTION I OPPOSE PALESTINE ACTION
30 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on 'Little Boy' 6/8/1945 (80 Years Ago)
39 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on Starved.
43 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on A SEASON THAT SKIPPED US?
44 minutes ago
Uilleam Ó Ceallaigh on Elementary
52 minutes ago